Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është shfuqizuar vendimin me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale.

Marketing

Shfuqizimi është bërë për shkaqe tenike dhe për shkak se nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë një tryezë diskutimi publik.

“Ju njoftojmë se shfuqizohet Vendimi me Nr. 05-1798 me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale. Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqeria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private etj”, thuhet në njoftim.

Marketing