Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.

Marketing

Në 24 orët e fundit janë kryer 2413 testime, prej të colave kanë rezultuar pozitivë 1084 qytetarë.

Ministria njofton gjithashtu se tre qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa 1527 persona janë shëruar në 24 orët e fundit

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2413 testime, 1084 qytetarë të infektuar, tre humbje jete dhe 1527 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Marketing