Në ditën e njëjtë i propozuan njëkohësisht, andaj një burrë kongolez u martua me trinjake. Fotot e martesës po bëjnë ‘xhiron e botës’ në rrjetet sociale.

Marketing

 “Duket sikur po ëndërroja!”, tha burri i identifikuar si Luëizo.

Mediat e huaja, thonë se dasma u zhvillua në South Kivu, që gjendet në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos.

Por si nisi e gjitha?

Fillimisht, dhëndri takoi një nga vajzat, Natalie dhe u dashurua shumë shpejt me të dhe se  gjërat ndryshuan kur Natalie e prezantoi atë me dy motrat tjera, Nadege dhe Natasha.

Dhe kështu burri 32-vjeçar pohoi se nuk ishte thjesht një martesë e rastësishme, pasi ai u dashurua me trinjaket.

“Kur i thamë se duhej të martohej me të gjitha, ai u trondit. Por për shkak se ai tashmë kishte rënë në dashuri me të gjitha, asgjë nuk mund t’i ndalte planet tona, pasi ne ishim gjithashtu të dashuruara me të”, rrëfeu njëra nga motrat./albora.ch/

Marketing