Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli.

Marketing

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa i përket vlerave të temperaturave, ato mbesin pothuaj konstante me ditët tjera.

Temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 6-8  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Marketing