Ministria e Jashtme e Rusisë ka futur 25 qytetarë amerikanë, përfshirë Zonjën e Parë Jill Biden në një “listë ndalimi”. Lajmi vjen në një kohë kur Moska po përpiqet t’u përgjigjet sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe vendet Evropiane.

Marketing

 “Si përgjigje ndaj sanksioneve gjithnjë në zgjerim të SHBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse, 25 qytetarë amerikanë do të shtohen në listën e ndalimit”, tha të martën Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

Qytetarëve amerikanë në listë, ku përfshihet edhe lideri i pakicës në Senat, Mitch McConnell, u ndalohet hyrja në Rusi për një periudhë të pacaktuar, thuhet në deklaratë. 

Marketing