Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berivojcë të Kamenicës, ku një grua e moshës 65-vjeçar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, në orët e mëngjesit, shkruan Sinjali.

Marketing

Viktima deshi t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar sasi të madhe të domestosit, me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjilanit.

Por për shkak të gjendjes së rëndë, ajo tashmë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po e vazhdon trajtimin mjekësor.  Burime nga Emergjenca kanë thënë për Sinjalin se viktima dyshohet se e ka pirë një shishe domestos.

Sinjali mëson se Prokuroria është vënë në dijeni për rastin dhe ka nisur hetimet për veprën penale “tentim vetëvrasje”.

Marketing