Pamje vërtet mallëngjyese janë ato që vijnë nga qyteti i Hataya në Turqi, ku një nënë e re është bashkuar pas disa ditësh me foshnjën e saj, e cila u gjet mrekullisht gjallë nën rrënoja, nga një person, i cili kishte hyrë për të shpëtuar macen e tij, por kishte dëgjuar të qarat e bebes dhe e kishte shpëtuar.

Marketing

Nilay Fansa, nëna, e cila humbi një nga vajzat e saj në rrënoja tha:

“Ne po kërkonim fëmijën tonë. Shpresat ishin zhdukur, në atë kohë një fqinj i tha vëllait tim “E pashë të dilte.” Është një lumturi e papërshkrueshme për ne”.

Fqinji i tyre u shpreh se teksa hynte nëpër rrënoja duke kërkuar për macen e tij që kishte rënë nga kati i pestë, gjatë kohës që binte tërmeti, kishte dëgjuar një zë fëmijë që qante dhe menjëherë kishte nisur të gërmojë vetë, derisa ka parë beben në djep, të cilin pasi e shpëtoi e nisi me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Pas kësaj, ai shkoi menjëherë të njoftonte prindërit e vogëlushes, të cilët shpërthyen në lot në momentin kur e morën vesh, pasi ishin të bindur se kishin humbur edhe fëmijën e tyre të dytë nën rrënoja.

Marketing