Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj, e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, momentin kur aktivistët e kësaj partie e kanë gjuajtur me miell Ministrin e Financave, Hekuran Muratin.

Marketing

Molliqaj ka thënë se ky ishte një aksion simbolik për punëtorët.

“AKSION SIMBOLIK PËR PUNËTORËTNuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkruar Molliqaj.

Në videon e publikuar, shihet Murati teksa vazhdon e ec deri te vetura, pa thënë asnjë fjalë. Në një moment e heq setrën dhe e shkundë për ta hequr miellin.

Marketing