Mjeku gjinekolog, Rustem Celami deklaroi se çdo femër duhet të lindë të paktën dy fëmijë, në mënyrë që një popullatë t’i rezistojë kohës.

Marketing

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Celami nënvizoi se në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare, koeficienti i lindshmërisë është 1.6.

Por sipas tij, kjo mund të jetë edhe më e ulët.

“Një popullatë, që të riprodhohet, që të jetojë, që t’i rezistojë kohës, duhet që çdo femër të lindë 2.1, mbi dy fëmijë. Ky koeficient lindshmërie, ka rënë në Shqipëri, zyrtarisht e kemi 1.6, por faktikisht me të dhënat reale mund të jetë më poshtë se 1.6. Kjo do të jetë akoma më e ulët në një afat shumë të shkurtër”, theksoi ai.

Marketing