Qeveria e Kosovës ka zhvilluar të premten mbledhjen elektronike ku janë aprovuar dy marrëveshje që lidhen me Shqipërinë.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

“Është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëfinancim për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë, ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, vendimi tjetër është rekomandimi i presidentes Vjosa Osmani për të autorizuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrim të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë.

“Pas shqyrtimit është miratuar edhe vendimi për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrim të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin për studimin e fizibilitetit dhe projekt–ide”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Marketing