Në një intervistë për kanalin televiziv francez TF1, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, hodhi poshtë thashethemet se presidenti Vladimir Putin nuk është mirë me shëndet.

Marketing

Lavrov tha se duke pasur parasysh se Putini bënte rregullisht paraqitjet publike, nuk mendon se njerëzit e shëndoshë mund të shohin te ky person shenja të një lloj sëmundjeje.

Burime të inteligjencës britanike, u cituan të kenë thënë për mediat, se presidenti rus ishte i sëmurë rëndë javën e fundit, mes spekulimeve të pakonfirmuara  se ai mund të vuante nga kanceri.

Megjithatë, thashethemet për shëndetin e Putinit janë shfaqur periodikisht prej vitesh.

Putini mbush 70 vjet në tetor.

Marketing