Në vendkalimin kufitar të Finlandës me Rusinë në Vaalimaa, 120 milje (193 kilometra) në lindje të Helsinkit, autobusët dhe makinat ndalojnë për kontrolle pasaportash dhe doganore. Këta nuk janë ukrainas, ata janë rusë, shkruan BBC.

Marketing

Njerëzit janë në ankth të largohen nga Rusia pas kërcënimeve të vazhdueshme se qeveria e Vladimir Putin së shpejti mund të vendosë ligjin ushtarak për t’u marrë me demonstratat kundër pushtimit të Ukrainës.

Ndërkohë ata shprehen se nuk e mendojnë të kthehen më, transmeton albora.ch.

Sipas sondazheve të fundit të opinionit, një shumicë në rritje e finlandezëve besojnë se është koha që vendi i tyre të anëtarësohet në NATO dhe të marrë mbrojtjen që do të sillte anëtarësimi në aleancë./albora.ch/

Marketing