Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar për 3 humbje jete nga Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa pas 7023 testime, 2.163 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Marketing

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku./albora.ch/
Marketing![]()