Kriza ekonomike në  Kosovë po vazhdon të thellohet edhe më shumë. Në këtë kohë krize qytetarët e Kosovës të vetmen zgjidhje për ta kapërcyer këtë krizë ekonomike e shohin largimin  nga vendi.

Marketing

Trendi i largimit nga Kosova ka filluar kohë më parë, por dy vitet e fundit migrimi ka treguar rritjen më të lartë se asnjëherë mëparë.

Mbi 220 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova drejt shteteve evropiane si Gjermania, Franca, Austria, Kroacia e shtete të tjera.  

Moshat e reja janë ata që largohen më shumë nga Kosova. Shkaqet për largimin e tyre janë të shumta, duke filluar nga pagat e ulëta, mos siguria në punë, mungesa e kushteve elementare deri te mos respektimi i ligjit të punës.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin tetor 2022.

No description available.
Norma e inflacionit

Profesori i ekonomisë,  Musa Limani në një prononcim për Albora.ch ka deklaruar se ekonomia e Kosovës gjendet para një krize të thellë.

“Momentalisht ekonomia e Kosovës gjendet para një krize të thellë dhe në fazën e parë të recesionit. Andaj, proceset ekonomike karakterizohen me rrjedha të pavolitshme makroekonomike. Çmimet kanë rritje permanente, në një anë, kurse niveli i pagave ka ngelur në atë të vitit 2011, në anën tjetër. Në ketë mënyrë, është zvogëluar fuqia blerëse e konsumatorëve, është rritur varfëria dhe problemet sociale dhe është ra dukshëm standardi jetësor i popullsisë”, ka thënë ai.

Limani: Kosova prodhon grurë vetëm 50% për nevojat e popullatës - TV Opinion
Profesori i ekonomisë,  Musa Limani

Po ashtu, profesori ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës.

 “Qeveria nuk po zbaton politikë konsekuente zhvillimore makroekonomike, e as nuk po merrë masa adekuate për stabilizimin e tregut të brendshëm, përkatësisht nuk po mbështet konsumatorët. Masat që Qeveria i ka ndërmarr deri më tani në ketë drejtim, ishin jo adekuate, ku edhe për rreth shpenzimeve të shumë milionëve, nuk dhënë rezultate në ndaljen e inflacionit”, ka theksuar ai.

Më tej, Limani ka treguar se çfarë po ndikon në rritjen e migrimit të rinisë së Kosovës.

“Andaj, situata e rënd ekonomike dhe sociale, po ndikon në rritjen e migracionit të rinisë sonë, potencialit më të rëndësishëm të faktorëve të prodhimit”, ka theksuar profesori.

Gjithashtu, Limani është shpjeguar se çfarë detyrohen të bëjnë bizneset vendore nga mungesa e punëtorëve.

“ Tani në mungesë të punëtorëve vendorë, bizneset janë të shtrënguara të marrin punëtor nga India e vendet tjera të Azisë. Kështu është, kur popullatës sate nuk u siguron mundësi për jetë në vendin e tyre.  Kjo, jo vetëm që është e pajustifikueshme, por është e papranueshme dhe paraqet situatë katastrofale.

Andaj, situata e rëndë ekonomike dhe sociale, duhet të jetë alarm për Qeverinë, që të “zgjohet” nga gjumi”, ka përfunduar Limani për Albora.ch.

Ndërkaq, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se ka zbritur në 20.5% shkalla e papunësisë në vend.

ASK: Shkalla e punësimit për tremujorin e dytë 2020 ishte 24.1%, papunësia  27.2% - KosovaPress
Agjencia e Statistikave të Kosovës

Më tej, thuhet se në Kosovë janë mbi një milion qytetarë në moshë për të punuar, prej tyre mbi 350 mijë janë të punësuar, ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë.

Sipas gjinisë, shkalla e papunësisë ishte 17.7 %, më e lartë ishte tek femrat me 23.9% se sa te meshkuj, 15.3 %”.

“Sipas tremujorit të tretë të AFP-së 2021 në Kosovë ka pasur 89,171 persona të moshës 15-64 vjeç, që ishin të papunë, 55,662 nga të cilët ishin meshkuj dhe 33,509 femra. Shkalla e papunësisë ishte 17.7 %, më e lartë ishte tek femrat me 23.9% se sa te meshkuj, 15.3 %”, raporton ASK-ja për fuqinë punëtore.

Kurse, ky është dallimi i viti të kaluar me periudhën e njëjtë kohore.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3-2020) të AFP-së në Kosovë, kemi rënie të shkallës së papunësisë me 6.9%, ku kjo rënie te meshkujt ishte me 6.2% përderisa te femrat kemi rënie të shkallës së papunësisë me 9.2%”, thuhet në njoftimin e ASK.

Marketing