Koorporata Microsoft ka njoftuar se kishte vërejtur maluer (softuer i krijuar për të fitues akses të paautorizuar në një sistem kompjuterik) shkatërrues në sistemet që u përkasin disa agjencive dhe organizatave qeveritare të Ukrainës, të cilat punojnë ngushtë me qeverinë ukrainase.

Marketing

Viktimat e maluer përfshijnë agjencitë qeveritare të Ukrainës që ofrojnë funksione kritike të degës ekzekutive ose të reagimit emergjent, ka thënë Microsoft.

E prekur ishte gjithashtu një firmë e teknologjisë së informacionit që menaxhon faqet e internetit për klientët e sektorit publik dhe privat, duke përfshirë agjencitë qeveritare, faqet e internetit të të cilave u prishën kohët e fundit. Megjithatë, Microsoft nuk e ka identifikuar markën e IT-së së përfshirë, raporton Reuters.

Gjiganti i softuerit amerikan, i cili zbuloi për herë të parë maluer të enjten, tha se sulmet e maluer nuk përdorën asnjë cenueshmëri në produktet dhe shërbimet e Microsoft.

Një sulm masiv kibernetik shpërtheu në faqet e internetit të qeverisë të enjten mbrëma, duke paralajmëruar ukrainasit që të “kishin frikë dhe të prisnin goditjen më të keqe”, duke nxitur Ukrainën të hapë një hetim.

Të shtunën është raportuar se Ukraina kishte dyshuar se një grup hakerësh i lidhur me inteligjencën Bjelloruse kishte kryer një sulm kibernetik dhe se përdorte maluar të ngjashëm me atë të përdorur nga një grup i lidhur me inteligjencën ruse, sipas një zyrtari të lartë të sigurisë ukrainase..albora,ch/

Marketing