Nino Cerruti, një prej disejnatorëev më të mëdhenj italianë dhe një sipërmarrës i madh i modës – ka vdekur në moshën 91-vjeçare, raporton BBC.
Ai ka vdekur në spitalin në Piedmont, ku ishte paraparë t’i nënshtrohet një operimi në ije.
Cerruti gjithmonë ka insistuar për të provuar krijimet e tij te vetja. Shumica e tyre janë mbajtur në fabrikën e tekstileve të gjyshit të tij, të cilën e kishte hapur në qytetin Biella në vitin 1881.
“Unë gjithmonë e kam veshur personin e njëjtë, pra veten time”, kishte thënë dikur Cerruti për agjencinë “AFP”.
Cerruti u fut në biznesin e veshjeve në fund të viteve 1950-a.
Ai e hapi butikun e tij të parë në Paris në vitin 1967.
Ai kishte bërë revolucion në botën e modës.
Në vitet 1980-a ai kaloi në Hollywood, duke bërë rroba për yjet si Jack Nicholson, Michael Douglas, Sharon Stone, Julia Roberts e Tom Hanks./albora.ch/