Një mësuese u vra nga një kolege grua dhe mbesat e saj pasi një i afërm pa në ëndërr se ajo kishte fyer Profetin Muhamed, njoftoi  policia pakistaneze.

Marketing

Dy nxënësit dhe një mësuese  zunë në pritë Safoora Bibit dje në portën kryesore të shkollës për vajza dhe e sulmuan atë me thikë dhe shkop, thanë oficerët.

“Ajo vdiq pasi iu pre fyti”, raporton Daily Mail. Dy vajzat i thanë policisë se një i afërm kishte parë në ëndërr gruan e vdekur ‘kishte kryer blasfemi’ kundër profetit Muhamed, thanë oficerët, duke shtuar se po hetonin gjithashtu nëse e dyshuara kryesore Umra Aman, kishte motive personale për vrasjen.

Aman është një kolege që planifikoi krimin me dy mbesat e saj që studionin në shkollën Jamia Islamia Falahul Binaat, tha policia./albora.ch/

Lexo edhe:

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, rrahën të moshuarën dhe i vodhën 5 euro
Marketing