Dy të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë greke. Ata akuzohen se kanë grabitur një të moshuar, 89 vjeçe. Efektivët ndaluan ditën e sotme  në zonën e Soros, në drejtim të Volos katër personat nga të cilët dy grekë, dy të rinjtë shqiptarë adoleshentë.

Marketing

Dy të rinjtë shqiptarë mësohet se në orën 10 të mbrëmjes së djeshme kanë hyrë nga dritarja e hapur brenda shtëpisë së 89-vjeçares, shkruajnë mediat greke

Ata rrahën të moshuarën dhe i morën asaj vetëm 5 euro nga komodina e dhomës së gjumit. Më pas, ata u larguan me makinë ku i prisnin bashkëpunëtorët e tyre.

Policia ka reaguar menjëherë duke i arrestuar në orën 12.30 pas mesnate teksa po ktheheshin për në Volos në të cilin udhëtonin autorët e grabitjes./albora.ch/

Marketing