Një anije mallrash që transportonte Porshe dhe Volkswagen ka marrë flakë në mes të Oqeanit Atlantik.

Marketing

Marina e Portugalisë tha se 22 anëtarë të ekuipazhit u evakuuan nga anija masive e mallrave në varkat e shpëtimit, ndërsa ajo ishte në flakë dhe po largohej pasi u përfshi nga flakët pranë ishujve Azores në mes të Atlantikut, raporton dailymail, përcjellë albora.ch.

Anija 198 metra e gjatë po lundronte nga Emden në Gjermani dhe ishte nisur më 10 shkurt dhe po shkonte në portin e Davisville në shtetin amerikan të Rhode Island, sipas gjurmuesve të anijeve në internet.

Anija, e cila mund të transportojë deri në 4,000 automjete, fillimisht pritej të mbërrinte në Davisville më 23 shkurt. Anija transporton rregullisht makina për Volkswagen, Lamborghini, Audi dhe Porsche.

Marina e Portugalisë tha se një nga varkat e saj patrulluese dhe katër anije tregtare po ndihmonin me shpëtimin. U mobilizuan edhe avionët e Forcave Ajrore Portugeze./albora.ch/

Marketing