Presidenti Ignazio Cassis ka rezultuar pozitiv për Covid-19, në të njëjtën ditë kur Zvicra hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e mbetura të koronavirusit, pavarësisht numrit të lartë të rasteve.

Marketing

“Testi i së mërkurës doli pozitiv dhe presidenti shkoi në izolim këtë mëngjes sapo mësoi për rezultatin e testit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë. “Z. Cassis nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, transmeton albora.ch.

Ish-mjeku kantonal, 60 vjeç, i cili mban presidencën vjetore të rradhës zvicerane së bashku me raportin e tij për punët e jashtme, do të kthehet në zyrën e tij javën e ardhshme./albora.ch/

Marketing