Një shqiptar, i konsideruar si “peshk i madh” i një organizate kriminale të përfshirë në trafikun e drogës është në prangat e policisë italiane.

Marketing

40-vjeçari V. S po mbahen prej kohësh në vëzhgim nga policia dhe gjatë një kontrolli në banesë iu gjetën dy kilogramë kokainë dhe shtatë kilogramë marihuanë.

Operacioni nisi mbrëmjen e së shtunës, pasi efektivët që kishin ndjekur dhe vëzhguar për një kohë të gjatë Seranin, menduan se ishte koha për të marrë masa.

Ata hynë në banesën e 40-vjeçarit në zonën e Porto Sant’Elpidio dhe kryen kontroll të imtësishëm me ndihmën e qenve.

Në shtëpinë e të dyshuarit Guardia di Finanza ka gjetur një sasi të madhe droge gati për t’u shitur. Pako kokaine dhe thasë me marihuanë u gjetën të fshehura dhe të mbështjella me celofan, tashmë të peshuara dhe gati për t’u hedhur në tregun me shumicë.

Lënda narkotike ishte fshehur mirë mes mobilieve dhe në vende të fshehta brenda banesës, por pavarësisht kësaj, nuk i ka shpëtuar “hundës” së qenit të drogës që mori pjesë në blic.

40-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe nga ana tjetër u sekuestrua kokaina dhe marihuana e zbuluar brenda në banesë.

Droga raportohet se kishte vlerën e rreth 400 mijë eurove. Për Seranin, të mbrojtur nga avokati Maurizio Cacaci, u caktua masa arrest shtëpie.

Por hetimet duket se nuk janë të destinuara të përfundojnë këtu. Hetuesit janë të bindur se 40-vjeçari është vetëm një pjesë e një enigme shumë më të madhe dhe se përballen me një nga komponentët e një organizate ndërkombëtare italo-shqiptare që menaxhon trafikun e kokainës nga Tirana në territorin e Fermanos.

Marketing