Kontinenti mund të marrë frymë lehtësishtë. Një përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak në tokën evropiane është parandaluar. Shtetet e Ballkanit kanë arritur një marrëveshje, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albora.ch.

Marketing

“Ne kemi një marrëveshje,” njoftoi të shtunën në Twitter shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Si pjesë e dialogut të udhëhequr nga BE, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes dhe daljes për mbajtësit e letërnjoftimit kosovar, në këmbim Kosova pranoi të bëjë e njëjta gjë për personat që merren me dokumente serbe.

“Të gjithë do të mund të udhëtojnë lirshëm midis dy vendeve”

“Serbët e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e tjerë do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me karta identiteti. BE-ja sapo ka marrë garancitë përkatëse nga kryeministri Kurti”, ka shkruar Borrell.

Ai ka vlerësuar “zgjidhjen europiane” dhe ka përgëzuar krerët shqiptarë e qeverisë Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për një marrëveshje.

Tensionet që nga viti 2008

Afati i ri për masat e rrepta në Kosovë që në fakt ishin planifikuar që nga 1 gushti, por ishte shtyer për 1 shtatori. 

Pas përshkallëzimit të tensioneve në Kosovën veriore, udhëheqja në Prishtinë e shtyu prezantimin me një muaj nën presionin e BE-së dhe SHBA-së. 

Kosova donte të zbatonte rregullat që vlejnë edhe për kosovarët që hyjnë në Serbi.

 Sfondi i konfliktit është shpallja e pavarësisë nga ish-krahina serbe e Kosovës në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh.

Marketing