Në ligjin e miratuar në Kosovë thuhet se “Kushdo që merr pjesë në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht , në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite”.

Marketing

Në anën tjetër, organizimi apo udhëheqja e grupeve për dërgim me qëllim lufte ne shtetet tjera dënohet me 5-15 vite burg efektiv, transmeton albora.ch.

Për interesimin e kosovarëve që të marrin pjesë në luftën Ukrainë-Rusi, ishte deklaruar më parë edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, i cili kishte thënë se disa qytetarë nga Kosova i kanë kërkuar atij mënyra se si të shkohet në Ukrainë./albora.ch/

Marketing