Me flamurin e BE-së, i jepet lamtumira e fundit presidentit të Parlamentit Europian David Sassoli, në Santa Maria degli Angeli. Të pranishëm ishin zyrtarë të lartë europianë, raporton tgcom24, përcjellë albora.ch.

Në funeralin shtetëror ishin gjithashtu kryeministri italian Mario Draghi, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, si edhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel.

Rreth 600 persona nga Shtabi i Policisë së Romës u angazhuan për të garantuar rendin publik sipas protokollit të përcaktuar.

Sassoli vdiq në moshën 65 vjeçare. Ai ishte shtruar në spital që nga 26 dhjetori, pasi që kishte probleme shëndetësore të sistemit imunitar. /albora.ch/