Të premten, mërzia për Isuf Tetajn është më e madhe se ditëve tjera. Pas katër vitesh së zhvillimit të procedurës penale, erdhi dita e shpalljes së aktgjykimit për vrasësin e djalit të tij.

Marketing

Arsyetimi i dorasit Shaban Gogaj se nuk ishte në dijeni se arma që shkrepi ndaj Agonis Tetajt ishte e vërtetë, s’është aspak i besueshëm për 71 vjeçarin nga fshati Llukë e Ulët i Deçanit.

Disa minuta para se të nisej për ta dëgjuar verdiktin e Gjykatës Themelore në Pejë, ky e kishte një kërkesë për trupin gjykues.

Pa humbur shpresën për një dënim meritor, Tetajt u nisën drejt sallës së gjyqit.

Si rrallëherë, mobilizimi i Policisë së Kosovës për sigurimin e mbarëvajtjes së seancës ishte shumë i lartë.

Ndër të parët në gjykatore paraqitet i përjashtuari si avokati mbrojtës i Gogajt, Besnik Berisha.

Nga ulësja e mbrojtësit ligjor, ky pret dhe përshëndet të akuzuarin për vrasjen e vitit 2018.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, ia rikujton se tjetërkush është e caktuar si avokate sipas detyrës zyrtare.

Por, kësaj dhe anëtarëve tjerë të përfshirë në vendimmarrje, nuk iu mbush mendja se vrasja u bë me paramendim.

Për këtë arsye, Shaban Gogaj u shpall fajtor për dy vepra penale: “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Atë çka po e dëgjonin, nuk po mund ta besonin familjarët e tashmë të ndjerit. (

Ndërkaq 22 vjeçari Shaban Gogaj, i cili do t’i kalojë edhe më pak se katër vjet në burg, duket i kënaqur me dënimin.

I lumtur, por për një arsye tjetër, është edhe ish-avokati i tij.

Pakënaqësia e familjarëve të viktimës ishte shumë e madhe, andaj edhe s’u deklaruan pas seancës.

Sidoqoftë avokati mbrojtës i tyre, Berat Tmava, e konfirmoi se do ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit, brenda 15 ditësh.

Përveç Gogajt, Themelorja e Pejës dënoi me dy mijë euro gjobë edhe axhën e tij, Isuf Cacaj, për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Marketing