Stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti u arrestua të mërkurën në Aeroportin e Stambollit. Sipas mediave kosovare, Sahiti dyshohet për veprën penale blerja, pranimi dhe posedimi i drogërave.

Marketing

Policia turke ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.

Stilisti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Menjëherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar nga autoritetet turke.

Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj.

Marketing