273 raste të reja me COVID-19 janë shënuar vetëm në Prishtinë, nga gjithsej 658 raste pozitive brenda 24 orëve të fundit në tërë Kosovën.

Marketing

Në të dhënat e bëra publike së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë, njoftohet se me shifrat e fundit, numri i rasteve aktive në kryeqytet ka arritur në 1.560.

Për nga numri i rasteve aktive me koronavirus, Prishtina pasohet nga Mitrovica, ndonëse me shumëfish më pak të infektuar.

Për dallim nga kryeqyteti, kjo komunë ka vetëm 303 persona që vazhdojnë të jenë të infektuar.

Ndryshe, në njoftimin 24-orësh të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë kësaj periudhe kohore.

Në ndërkohë janë shëruar 160 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 158.532.

Ndërkaq, numri total i rasteve aktive është ngritur në 3.992./albora.ch/

Marketing