Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Podujevë, nën dyshimin se bashkë me dy të tjerë, kanë mashtruar një burrë me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane.

Marketing

Në njoftimin e Policisë thuhet se viktimës i ishte premtuar termini në këmbim të 1,500 eurove.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane ku i njëjti kishte paguar 1500 euro. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Marketing