Këtë të enjte është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike.

Marketing

Kryeministri i Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se marrëveshja është strategjike, pasi ruan integritetin e vendit tonë.

Ai tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë krah Shqipërisë në momente të vështira, ndërsa mes tjerash listoi eksodin masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dhe tërmetin shkatërrues të 2019.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla, që kanë qenë të pranishëm, dhe na kanë ardhur në ndihmë kur e kemi pasur të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke nisur me eksodin e madh të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Kjo është një marrëveshje strategjike e vendit tonë, sepse ka të bëjë me integritetin e vendit. Sot është lloji i ri i kërcënimit, jo duke treguar tanket apo avionët që shkelin integritetin territorial, por duke sulmuar hapësirën kibernetike duke paralizuar shërbimet”, tha Rama.

Marketing