Marketing

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, njoftoi se qytetarët që duan të hyjnë në këtë shtet nuk kanë nevojë për certifikatë vaksinimi.

“Shtetasit e Malit të Zi por edhe të huajt mund të futen në Mal të Zi përmes të gjitha pikëkalimeve kufitare pa (posedimin) certifikatën COVID”.

Ndërkohë, për këtë lehtësim të masave anti-COVID në Mal të Zi, edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri njoftoi qytetarët e saj dje se hyrja në këtë shtet mund të bëhet pa certifikatë vaksinimi.

Po ashtu, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur për qytetarët e saj lehtësimin e këtyre masave anti-COVID të Malit të Zi./albora.ch/

Marketing