Presidenti francez, Emmanuel Macron pralajmëroi se do t’ua bëjë të vështirë jetën njerëzve që refuzojnë vaksinimin në Francë.

Marketing

Ai tha se nukë është për të zemëruar francezët, por sa i përket të pavaksinuarve dëshiron shumë që  t’i zemëroj dhe se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë deri në fund.

Parlamenti francez debatoi legjislacionin e ri, që nëse miratohet, do të thotë se vetëm të vaksinuarit plotësisht  do të kualifikohen për lejen shëndetësore të vendit nga muaji i ardhshëm.

Leja, e prezantuar këtë verë, kërkohet në Francë për akses në vende publike të brendshme si kafene, restorante, kinema, muze, vende koncertesh dhe qendra sportive, si dhe për të hipur në trena dhe aeroplanë në distanca të gjata.

“Në një demokraci armiqtë më të këqij janë gënjeshtra dhe marrëzia. Ne po ushtrojmë presion mbi të pavaksinuarit duke kufizuar, sa më shumë që të jetë e mundur aksesin e tyre në aktivitete në jetën shoqërore”, u shpreh presidenti.

“Franca ka vaksinuar pothuajse 90 përqind të popullsisë së saj që kanë të drejtë, dhe ishte vetëm një pakicë shumë e vogël që po rezistonte. Si ta pakësojmë këtë pakicë? Ne e zvogëlojmë atë, më falni për shprehjen, duke i zemëruar edhe më shumë”, tha ai.

Kundërshtarët politikë të Macron e akuzuan presidentin për gjuhë të tepruar raporton Guardian.

 “Asnjë emergjencë shëndetësore nuk justifikon fjalë të tilla”, tha Bruno Retailleau, kreu i republikanëve të krahut të djathtë në Senat.

Ndërsa, udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se gjuha që ai ka përdorur ndaj të pavaksinuarve është e ashpër dhe jo e duhur.

Të martën, Franca regjistroi 271 mijë e 686 raste të reja me COVID-19 – numri më i lartë që kur ka nisur pandemia.

Marketing