Mërgimtarët e kanë lëshuar dorën për blerje të patundshmërive. Vetëm në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar, janë shpenzuar 265 milionë euro investime të huaja direkte në këtë sektor.

Blerja e banesave, shtëpive e tokave përbënë 68 për qind nga gjithsej 389 milionë eurove të investimeve nga jashtë, kurse 87 milionë euro janë investuar në shërbime financiare, raporton Klan Kosova, përcjell albora.ch.

Sipas Petrit Kastratit, nga një agjenci e patundshmërive, në rritjen e këtij trendi ndikoi periudha e post-izolimit pandemik. Ky thotë se gjatë vitit 2020, shumë mërgimtarë nuk patën mundësi të vinin në Kosovë dhe kjo ka ndikuar që kërkesa të rritet një vit më vonë.

Përveç shtimit të shitblerjeve, patundshmëria ka shënuar edhe rritje të çmimeve kohëve të fundit, si pasojë e pandemisë./albora.ch/

Marketing
Marketing