Sulme të reja janë raportuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Marketing

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se një strukturë infrastrukturore ishte goditur dhe shpërthime u raportuan diku tjetër. Ai u bëri thirrje njerëzve të strehohen.

Më herët, një alarm për sulm ajror u lëshua në të gjithë Ukrainën mes raporteve për shpërthime në një numër vendesh, shkruan BBC.

Në javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj rrjeteve energjetike të Ukrainës, pasi pësoi një sërë pengesash në fushën e betejës në luftë.

Marketing