Kosova njihet si vend që diasporën e saj e ka të shpërndarë pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, por edhe jashtë kontinentit.

Marketing

Të ardhurat e diasporës, vazhdimisht kanë pasur ndikim të madh në ekonominë e Kosovës e sidomos këtë kohë kur çmimet e konsumit janë rritur shumë dhe pagat e ulëta mbesin problem kryesor i qytetarëve të Kosovës.

Dergesat nga diaspora për Kosovë kryesisht janë nga vende të ndryshme, derisa prinë me dergesa Gjermania duke u pasuar nga Zvicra dhe shtete të tjera nga e gjithë bota.

Bazuar në staristikat e BQK-së, në Kosovë deri në shtator janë dërguar diku 916,2 milionë euro.

Shuma më e madhe e dërgesave në këtë vit është shënuar në muajin gusht, e ku ishin plotë 131.6 milionë euro remitanca, kohë e cila u karakterizua me shtrenjtim të madh të çmimeve të konsumit ditor.

Por, remitencat qenë të mëdha edhe gjatë muajit shtator, duke shënuar rreth 114.2 milionë euro dërgesa parash nga jashtë për në Kosovë, shkruan Albora.ch.

Krahasuar me vitin e kaluar, pra vitin 2021, shuma e remitancave në këtë vit është rritur për 54,4 milionë euro.

Kjo, pasiqë deri në shtator të vitit 2021 mërgimtarët kishin dërguar rreth 861,8 milionë euro, ndërkohë në të njejtën përiudhë të këtij viti shuma arrit në 916,2 milionë euro.

Sipas raportit më së shumti dërgesa kishte nga Gjermania që përbën 38 për qind, ndërkohë Zvicra 17,9 për qind, më pas SHBA me 8.4 për qind, si dhe Austria me 5,4 për qind.

Muaj më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e tryezës “Tryeza e Rrumbullakët mbi të Drejtat e Diasporës”, kishte thënë se mërgata shqiptare luan rol kyç në zhvillimin e Kosovës.

“Studimet tregojnë se 43 për qind e kanë së paku një anëtar që jeton në mërgatë. 1.4 miliardë  dollarë, tregon se diaspora luan rol kyç edhe në zhvillimi vendit, prandaj pjesë integrale e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik është pikërisht mërgata jonë”, është shprehur Kurti.

Kurti thotë se janë duke punuar që mërgata të ketë të drejtën e votës së lirë.

“Mërgatën e shohim si kapital njerëzor para kapitalizmit financiar”, është shprehur Kurti.

Kurse sipas “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me diasporën tregon se është shënuar rekord i ri i remitancave nga diaspora në Kosovë për periudhën Janar-Shtator 2022.

No description available.
Të dhëna nga Banka Qendrore e Kosovës

Remitancat në Kosovë paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas Bankës Qendrore të Kosovës.

Në periudhën Janar-Shtator të këtij viti është regjistruar një rekord i ri prej 916.2 milionë euro, 54 milion apo 6.3% më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitin 2021.

Agjencitë për transfer të shpejtë të mjeteve rezultojnë si kanalet që përdoren më shpesh për dërgesat nga diaspora. Ndërkohë, shumica e dërgesave vijnë nga Gjermania (39%), Zvicra (18%) dhe ShBA (8.5%).

Megjithatë, nuk ka të dhëna zyrtare sesa kanë shpenzuar para të gatshme qytetarët nga diaspora sa kanë qëndruar për pushime në Kosovë, mirëpo dihet se shuma është tejet e lartë përfshirë këtu edhe blerja e patundshmërive, si banesa, shtëpi apo të tjera.

Albora.ch

Marketing