Marketing

Ministri i Punëve të Jashtme, Simon Coveney ka thënë se shqetësimet janë shumë reale lidhur me kërcënimin e Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore.

Ministri Coveney theksoi se qeveria irlandeze jep këshilla shumë të qarta se askush nuk duhet të udhëtojë në Ukrainë “nëse dëshiron të luftojë apo të japë ndihma”, raporton dublinlive, transmeton albora.ch.

Ai i përshkroi trupat ruse që gjuanin në termocentralin bërthamor të Çernobilit si “të pamatur”. “Shqetësimet bërthamore janë reale. Ka dy centrale të ndryshme bërthamore që kanë qenë një shkak shqetësimi.. [Çernobili dhe Zaporizhzhia.] Fikja e energjisë në atë objekt ngre shqetësime rreth sigurisë në drejtim të menaxhimit të mbetjeve bërthamore dhe ruajtjes së temperaturave e kështu me radhë”.

Ministri Coveney utje u shpreh se fakti që trupat ruse kanë qëlluar në një nga centralet është “shumë shqetësues dhe serioz”.

Ai i tha Komitetit të Punëve të Jashtme të Oireachtas se pas vlerësimit të qeverisë irlandeze, ekziston një “kërcënim kibernetik në rritje” dhe se qeveria “po merr çdo masë paraprake të duhur” të nevojshme.

Kur u pyet për neutralitetin e Irlandës, ministri Coveney tha se çfarë është neutraliteti irlandez, se “ne vendosim kur përfshihemi në konflikt apo jo”.

“Ne vendosim kur mbajmë anë ose kur jo. Më lejoni të jem shumë i qartë në lidhje me atë që po ndodh në Ukrainë, ne nuk jemi neutral. Në fakt ne po financojmë dhe furnizojmë në mënyrë aktive ushtrinë ukrainase me pajisje për t’i ndihmuar ata të mbrojnë veten dhe civilët e vendit të tyre”.

Sipas tij nuk është e pazakontë që ambasadori i Irlandës në Rusi, Brian McElduff, të qortohet nga zyrtarët në Rusi “kur ka tension”. Ministri Coveney tha se e kupton që rreth 500 refugjatë ukrainas do të mbërrijnë në vend të enjten.

Ndërkohë hodhi poshtë pretendimet e z. Filatov në televizionin shtetëror rus se Irlanda ishte anti-ruse./albora.ch/

Marketing