Kosovari Abaz Beqiraj, i cili është arrestuar të dielën nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi, është liruar të martën.

Marketing

Lajmin për lirimin e tij e ka dhënë avokati i familjes, Arianit Koci, nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili ka njoftuar se Beqiraj është liruar gjatë pasdites së 29 marsit.

“Abaz Beqiraj, personi që është arrestuar të dielën nga policia serbe, posa është liruar”, ka shkruar Koci.

Arsyet që kanë çuar në arrestimin e Beqirajt as të martën nuk janë bërë të ditura. Koci një ditë më parë kishte deklaruar se nuk kishte informacione se si ka ndodhur ky arrestim, e informata sipas tij deri të hënën nuk kishte as Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing