Linja ajrore Swiss për momentin vazhdon të sigurojë fluturime të rregullta drejt dhe nga Rusia dhe të përdorë hapësirën ajrore ruse, tha një zëdhënës i kompanisë për agjencinë e lajmeve Keystone-Ats.

Marketing

Zëdhënësi zviceran shtoi se kompania vazhdon të monitorojë nga afër zhvillimin e situatës dhe është në kontakt me autoritetet zvicerane dhe ndërkombëtare, si dhe me Lufthansa.

Swiss aktualisht fluturon pesë herë në javë nga Cyrihu për në kryeqytetin rus Moskë. Nga Gjeneva ka dy fluturime javore për në Moskë dhe dy për në Shën Petersburg.

Fluturimi i fundit zviceran për në Ukrainë daton të dielën e kaluar. Zëdhënësi saktësoi se lidhjet me vendin e shkatërruar nga lufta do të mbeten të pezulluara për momentin deri në fund të marsit./albora.ch/

Marketing