Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Marketing

Me një shënim në faqen zyrtare në“Facebook”, kreu i shtetit thotë se ky vendim duhet të përmbyllet sa më shpejt, dhe se qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të barabartë me qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor sa i takon lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen! Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor! Një vendim shumë i merituar”, shkruan Begaj.

Më herët edhe kryeministri, Edi Rama e cilësoi hap të vonuar, por gjithsesi të drejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tashmë fjalën e fundit për ta ri-jetëzuar plotësisht këtë dëshirë të madhe të Kosovës duhet ta japë Parlamenti Evropian. Lëvizja e lirë e e qytetarëve të Kosovës duhet të zyrtarizohet jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Marketing