Edi Rama përmes një postimi në facebook ditën e sotme me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës njoftoi se janë dorëzuar leje-qëndrimet e para për dy shtetas të Kosovës në Shqipëri të cilat gjithashtu shërbejnë edhe si leje pune. Pas një marrëveshje mes dy qeverive shqipëtare aplikimi i qytetarëve të dy shteteve mund të bëhet online duke kërkuar lejeqëndrim biometrik nga Kosova në Shqipëri apo anasjelltas./albora.ch/

Marketing

Postimi i plotë i Kryeministrit të Shqipërisë:

‘’Pas marrëveshjes mes dy qeverive, Shqipëria ka nisur tashmë me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë. Dy kartat e para iu dorëzuan Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë.

Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat që merret përmes E-Albania është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune

Procedurë aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente’’./albora.ch/

Marketing