Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të reduktojë dhe kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë dhe ka rekomanduar që doza e tretë përforcuese e vaksinës të kryhet 5 muaj pas dozës së dytë.

Marketing

Sa i takon masave antiCOVID, Manastirliu theksoi se situata po ndiqet ne dinamikë dhe masat do të rivlerësohen në vijim.

“Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave antiCOVID. Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë,” tha ajo./albora.ch/

Marketing