Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë lansuar sot fillimin e pilotimit të skemës së garantuar të punësimit për të rinjtë, të quajtur “Super Puna”.

Marketing

Kjo skemë parasheh subvencionimin e pagës në shumë deri 264 euro nga Qeveria e Kosovës për gjashtë muajt e parë të punësimit të të rinjve.

Skema parasheh punësimin e të rinjve të sektorët publikë dhe privatë të tregut të punës.

“Nga sot po e fillojmë pilotimin e skemës së garantuar për të rinjtë. Nëpërmjet saj, qeveria do të subvencionojë 264 euro, pra në lartësinë e pages minimale, për gjashtë muajt e pare të lansimit”, ka thënë Kurti të hënën.

Kurti ka deklaruar se lansimi i platformës “Super Puna” e shënon “përmbushjen edhe të një tjetër premtimi për qytetarët e Republikës”.

Albora.ch

Marketing