Presidenti amerikan, Joe Biden ka përshkruar se si SHBA synon të ndihmojë Ukrainën, ndërsa lufta po zvarritet.

Marketing

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të angazhojë 1 miliard dollarë (764 milion £) për transferimin e drejtpërdrejtë të armëve për forcat ukrainase, shkruan BBC.

Biden thotë se mbështetja e vazhdueshme ka të bëjë me “të siguruarit që Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin”, transmeton albora.ch.

Ai vëri në dukje se ndihma e SHBA-së për sigurinë për Ukrainën gjatë vitit të kaluar – 650 milionë dollarë armë dhe 350 milionë dollarë ndihmë shtesë – arrin në “më shumë sesa kishim dhënë ndonjëherë më parë”.

Mbështetja e saposhpallur përfshin dronë, 800 sisteme kundërajrore dhe 9000 sisteme kundër tankëve, si dhe mitralozë, pushkë gjahu, granatahedhës dhe 20 milionë fishekë.

Edhe aleatët e kanë rritur mbështetjen e tyre në nivele të paprecedentë, shton Biden.

“Ne do të qëndrojmë në rrugën e duhur dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i dhënë fund kësaj lufte tragjike dhe të panevojshme”, thotë ai. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing