Sezonet e ardhshme të alergjive do të fillojnë më shumë se një muaj më herët dhe do të jenë shumë më intensive për shkak të krizës klimatike, tregon një studim i ri.

Marketing

Studimi , i botuar të martën në revistën Nature Communications, zbuloi se deri në fund të shekullit, sezoni i polenit mund të fillojë deri në 40 ditë më herët se sa ka ndodhur në dekadat e fundit, për shkak të ngrohjes globale, transmeton albora.ch. 

Studiuesit zbuluan gjithashtu se numri vjetor i polenit mund të rritet deri në 250%.

“Poleni është diçka që është në radarin e njerëzve sepse ndikon në jetën e tyre të përditshme nëse jeni alergjik”, tha për CNN Allison Steiner, autore e studimit dhe profesor në Universitetin e Miçiganit. 

“Një komponent i madh i popullsisë është i prekur nga këto alergji dhe njerëzit janë me të vërtetë të interesuar të kuptojnë se si [alergjitë e tyre] mund të ndryshojnë në mënyrë që ata të menaxhojnë më mirë simptomat e tyre.” /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing