Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se janë detektuar nëntë raste të variantit Omicron në Kosovë, pasi janë testuar 22 mostra të periudhës kohore 15-25 dhjetor, shkruan albora.ch.

Marketing

Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se 2 janë të importuara nga SHBA-ja, 2 nga Britania e Madhe, 1 nga Franca dhe 4 në komunën e Mitrovicës.

Megjithatë, këta të fundit thuhet se kanë mohuar historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë jashtë.

“Testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSh-së. Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndojë situatën epidemiologjike”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së”.

“Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus”, /albora.ch/

Marketing