Thomas Sussli

Shefi i forcave të armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli, në një intervistë për të përditshmen zvicerane Sonntags-Blick, pas vizitës që i bëri trupave zvicerane, ka thënë se zgjatja e prezencës së ushtrisë zvicerane është e domosdoshme, shkruan albora.ch.

Marketing

Sipas tij, situata në rajon kohët e fundit është përkeqësuar sërish dhe për këtë vitin e ardhshëm do t’i kërkojë parlamentit zviceran zgjatjen tri vjeçare të mandatit të ushtrisë zvicerane.

“Është e saktë që jemi në Kosovë dhe në Bosnje dhe nuk është e parashikueshme që misioni i paqes të përfundojë”, tha Sussli.

“Nëse forcat paqeruajtëse tërhiqen nga Kosova dhe Bosnja, vendet mund të bien përsëri në destabilitet”, ka përfunduar ai.

Shefi i Ushtrisë së Zvicrës ka vizituar Kosovën dhe ushtrinë zvicerane më 22 dhjetor të këtij viti dhe ka inspektuar misionin paqeruajtës të Zvicrës në kuadër të KFOR-it dhe ka festuar Krishtlindjen me ushtarët zviceranë.

Ushtarët zviceran të cilët kanë marrë pjesë në misionin ushtarak paqeruajtëse të KFOR-it në kuadër të NATO-s që nga viti 1999 janë partneri dhe financuesi më i rëndësishëm i Kosovës. /albora.ch/

Marketing