Gazeta Sinjali raportoi sot se në orët e mbrëmjes së enjtes, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin që kërkohej, si i dyshuar për plagosjen e një 46-vjeçari, në Pestovë të Vushtrrisë, më 23 mars.

Marketing

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u arrestua mbrëmë, pas më shumë se dy muajsh në arrati është Faton Saraqi, 35-vjeçar.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara se i njëjti në ditën kritike, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka plagosur një person, në parkingun e një pompe në Pestovë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndërkohë që lidhur me rastin është sekuestruar një armë e llojit (pistoletë) dy gëzhoja dhe një predhë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Marketing