Janë 12 persona që do të marrin pozitën e ambasadorit apo shefit të misioneve diplomatike, për ta përfaqësuar Kosovën në shtete të ndryshme, shkruan albora.ch.

Marketing

Por, deri më tani vetëm emrat e disa prej tyre janë bërë publike.

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bëri të ditur se disa nga ambasadorët e rinj që do ta përfaqësojnë Kosovën në vende të huaja, janë Ilir Dugolli, Ilir Kapiti, Mehdi Halimi, Albesjana Iberhysaj, Faruk Ajeti e Agron Bajrami

Në Ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është emëruar Ilir Dugolli, ndërkaq Ilir Kapiti, në Britani të Madhe.

Dugolli ishte emëruar shef i misionit diplomatik në Ankara në vitin 2019.

Emërimi i tij ishte bërë me propozim të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.

Më herët, Dugolli ka qenë Ambasador në Belgjikë.

Dugolli, po ashtu ishte akredituar si Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, atëherë me rezidencë në Belgjikë.

Ai ka studiuar në Universitetin britanik “Yale” dhe në “Central European University”.

Mehdi Halimi, Ambasador i Kosovës në Francë, kurse Albesjana Iberhysaj, Faruk Ajeti, Ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani si dhe Agron Bajrami në Bruksel.

Në Britani të Madhe, Kosovën do ta përfaqësoj Ilir Kapiti.

Kapiti, ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve. Edhe në mandatin e parë të Qeverisë Kurti, ai mbante të njëjtën pozitë.

Pas rrëzimit të qeverisë vitin e kaluar dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja, Kapiti kërkoi votën për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ai ka marrë miratimin nga Qeveria e Britanisë së Madhe dhe mbetet vetëm të marrë kredencialet nga Mbretëresha”, ka treguar Gërvalla.

Kjo ambasadë bashkë me atë të Francës ishin me ushtrues detyre që nga muaji gusht i këtij viti.

Tani, në Ambasadën e Kosovës në Francë është vendosur Mehdi Halimi.

“Shumë vite jeton në Francë. Ka punuar edhe në ambasadën franceze në Kosovë. Është njeri i letrave dhe e njeh ambientin. Lëviz si peshku në ujë në Francë. Është pritur nga qeveria franceze dhe pret vetëm akreditimin”, tregoi Gërvalla.

Mehdi Halimi është profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës, teksa ka doktoruar në Gjuhësi në Universitetin e Parisit në vitin 2001.

Halimi në vitet 1994 – 1998, kishte punuar si profesor i frëngjishtes në shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë. Gjatë kohës së luftës kishte shërbyer si përkthyes dhe interpret në Paris dhe Lille.

Ai ishte pjesë e misionit diplomatik francez në Kosovë, ku mes viteve 2007 dhe 2010 punoi si përgjegjës në sektorin e vizave attache de presse në Ambasadën e Francës në Kosovë.

Ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani . “Faruk Ajeti ka shkuar në Gjermani dhe do të jetë ambasadori i ri atje”.

“Është gjermano folës. Është studiues tepër i mirë i marrëdhënieve të jashtme dhe ka kryer studime në akademitë austriake. Ka filluar punën e tij nga data 6 nëntor. I kemi dërguar kredencialet tek presidenti dhe nga ai moment do të përfaqësojë Kosovën atje”, ka thënë ndër të tjera Gërvalla.

“Gazetari Agron Bajrami është ambasadori ynë në Bruksel i cili në një kohë rekord ka marrë miratimin e Mbretërisë së Belgjikës për të qenë ambasadori ynë atje. Dhe zoti Bajrami i cili si rrallë kush e njeh relacionin Kosovë-BE”, shtoi ajo.

Ministria e Punëve të Jashtme i kishte kërkuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për tërheqje nga misionet diplomatike të gjithë ambasadorët e emëruar sipas tyre, politikisht.

Gërvalla përmes një video ka thënë se lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikisht kanë ndodhur ë frymën e programit të miratuar qeveritar I cili parasheh reformonin e  e shërimit diplomatik të Republikës së Kosovës dhe respektimin e ligjit për ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ligjit për shërbimin e jashtëm të Kosovës

Më poshtë i gjeni ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra:1. Beqë Cufaj (Gjermani)2. Nait Hasani (Shqipëri),3. Arbër Vllahiu (Çeki),4. Lirim Grejqevci (Holandë),5. Shpend Kallaba (Hungari),6. Gezim Kasapolli (Kroaci),7. Avni Kastrati (Slloveni),8. Gjergj Dedaj (Maqedonia e Veriut),9. Hajdin Abazi (Australi),10. Ylber Hysa (Mali i Zi),11. Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe). /albora.ch/

Marketing