Ani se njihet si “Mimoza llastica”, por Zhaklina Dhimojanin sot është politikane në Zvicër dhe gruaja e njërit nga prokurorët më të njohur atje.

Marketing

Aktorja protagoniste në filmin aq të dashur “Mimoza Llastica”, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave zvicerane. Ajo nisi në Zvicër karrierën si përkthyese ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale. Gjatë asaj kohe u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blättler i cili është sot bashkëshorti i saj. Sipas mediave zvicerane, Dhimojani është po aq e njohur në Shqipëri sa Heidi në Zvicër.

Një politikan i lartë shqiptar ka mbetur i mahnitur kur ka parë foton e çiftit në llogarinë zyrtare të parlamentit zviceran. “Sigurisht që e njoh”, thotë politikani.

“Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi shkuar në të njëjtën shkollë. Kushdo që është rritur në Shqipërinë e periudhës komuniste e kujton emrin e saj”, tregon një gazetare e njohur në Tiranë. /albora.ch/

Marketing