Gjon Muharremaj, artisti nga Kosova vitin e kaluar bëri bujë të madhe me pjesëmarrjen në “Eurovision”. Ai përfaqësoi shtetin zviceran, ku zuri vendin e tretë në garën më të madhe të muzikës në botë.

Ndonëse ka lindur dhe është rritur në Zvicër, Gjon’s Tears në një intervistë për Telegrafin tregoi lidhjen e ngushtë që ka me Kosovën.

I pyetur se çfarë pëlqen më shumë në Kosovë dhe se çfarë dëshiron të ishte ndryshe, artisti nga Suhareka nuk hezitoi të përgjigjet.

“Mua më pëlqejnë njerëzit në Kosovë që janë shumë të dashur dhe me zemër të madhe dhe çfarë më pëlqen më shumë do të thoja për të qeshur ‘pitja apo flija’ dhe pogaçja ka plot gjëra që më pëlqejnë sidomos këto që hahen, ushqimi dhe çfarë do të ndërroja, se di, jam shumë i emocionuar që Kosova po ndryshon dalë ngadalë dhe që po zhvillohet, është një gjë e bukur ta shikoj këtë dhe ishalla zhvillohet sa më shpejt por për gjithë këto vitet e vogla kur është bërë shtet deri tani ka bërë shumë”, u shpreh Muharremaj.

Në vitin 2022, Gjoni pritet të sjellë albumin e ri dhe të parin në karrierë./albora.ch/

Marketing
Marketing