Është vetëm 16 vjeç, vjen nga Kosova por jeton në Gjermani. Mërgimtarja Gerta Miftari gjatë vitit të kaluar është shpallur nga Ministria e Arsimit në Gjermani si një nga personat me inteligjencën më të lartë në shtetin ku jeton.

Marketing

Veçohet se një tregues i intelektit të mërgimtares kosovare është edhe fakti se ajo që prej moshës 12-vjeçare ka dhënë mësim. Për këtë pozicion ajo është rekomanduar nga mësuesit e saj, të cilët intelektin e saj e dalluan që në atë moshë.

Në një intervistë për Vizion Plus, ndër të tjera Gerta ka treguar se tanimë ka botuar librin e saj të parë, i cili është rreth 400 faqe me titull “Coldhearted mafía boss” dhe është një përzierje e zhanreve të krimit dhe romancës.

Gertës i duhet edhe një vit për të përfunduar shkollën e mesme dhe më pas synon të vazhdojë studimet për drejtësi./albora.ch/

Marketing